Taulant Balla dhe myftiu Ylli Gurra shtrojnë Iftar në Librazhd: Një traditë që këtë vit mbushi 20 vite

Taulant Balla dhe myftiu Ylli Gurra shtrojnë Iftar në Librazhd: Një traditë që këtë vit mbushi 20 vite

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla së bashku me Myftiun Ylli Gurra morën pjesë iftarin e organizuar në Dragostunjë të Librazhdit. Iftari bëri bashkë dhjetëra besimtarë agjërues në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit, duke rikthyer në vëmendje jo vetëm vlerat e besimit, por edhe origjinën e një tradite që sot është përhapur në mbarë Shqipërinë. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, Balla theksoi se pikërisht në Librazhd ka lindur ideja e organizimit të iftareve masive, si një mënyrë për të bashkuar njerëzit përtej dallimeve. Ai kujtoi se së bashku me Myftiun Ylli Gurrën hodhën themelet e kësaj nisme në vitin 2006 plot 20 vite më parë , duke bërë bashkë jo vetëm besimtarë myslimanë, por edhe klerikë të besimeve të tjera, në një...