Tatimet zbulojnë evazion në vlera të larta në shitjen e apartamenteve dhe në Durrës e Lezhë
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Pas Tiranës, Vlorës dhe Sarandës, Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe Drejtoria e Verifikimit dhe Koordinimit në terren kanë përqendruar kontrollet në Durrës dhe Lezhë, kundër evazionit fiskal në tregun imobiliar dhe subjektet ndërtuese. Administrata Tatimore njoftoi se kontrollet e kryera, në zbatim të planit operacional në sektorin e ndërtimit, kanë identifikuar shkelje të rënda të legjislacionit tatimor, praktika të qëllimshme që agjencitë imobiliare apo subjektet ndërtuese aplikojnë me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore, si dhe parregullsi në deklarim dhe në dokumentimin e aktivitetit ekonomik. Sipas tatimeve, konkretisht, në agjencitë imobiliare dhe subjektet ndërtuese të kontrolluara në Durrës dhe Lezhë, u konstatuan raste të përdorimit të dokumentacionit jotatimor dhe mospërputhje të theksuara mes të dhënave financiare të deklaruara dhe aktivitetit real ekonomik. Siç bën...
Burimi:
zeri.ai