Tatimet “zbresin” në terren, kontrolle për nëndeklarimin e pagave në sektorin e ndërtimit, në “lupë” kontratat
FOTO ILUSTRUESE TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se duke nisur nga 16 janari ata kanë filluar kontrollet në terren për nëndeklarimin e pagave. Kontrollet do të zhvillohen kryesisht në subjektet e vlerësuara me risk për deklarimin e pagave, të cilat janë noftuar edhe më parë nga Tatimet. Tatimet paralajmërojnë çdo tatimpagues që deklaron paga nën nivelin e pagave indikative, apo që ndryshon profesionin e punonjësve me qëllim shmangien e deklarimit real të pagave, teksa bën thirrja të marrin masat e nevojshme për të shmangur masat administrative dhe ligjore. Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve: Në kuadër të zbatimit të Planit Sektorial për Ndërtimin dhe rritjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore, përmes deklarimit të pagave reale sipas profesioneve në sektorin e ndërtimit, Administrata Tatimore njofton...
Burimi:
zeri.ai