Taksat e makinave paguhen online/ DPSHTRR: Pagesat mund të kryhen nga çdo kartë bankare
Rreth 770 mijë drejtues mjetesh në Shqipëri tashmë mund të paguajnë taksat e makinave online. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) informon qytetarët se pagesa e taksës së mjeteve realizohet tashmë 100% online përmes platformës e-Albania. Pagesa mund të kryhet me anë të çdo karte bankare, në mënyrë të thjeshtë dhe pa praninë fizike. Ofrimi i këtij shërbimi online përkthehet në kursim kohe dhe parash për drejtuesit e mjeteve. Mënyra e pagesës për qytetarët është shumë e thjeshtë dhe nuk nevojitet dokumentacion shoqërues. Qytetarët identifikohen si individë ose biznese në portalin e-Albania dhe më pas zgjedhin shërbimin “Pagesa e taksës vjetore të mjeteve të përdoruara apo mjeteve të luksit”. Duke klikuar butonin “Përdor”, shfaqen automjetet që disponojnë dhe përzgjidhet mjeti për të...
Burimi:
ntv.al