Takim i nivelit të lartë për Korridorin VIII, delegacione nga rajoni dhe BE në Tiranë

Takim i nivelit të lartë për Korridorin VIII, delegacione nga rajoni dhe BE në Tiranë

Tirana do të mirëpresë më 18 shkurt 2026 Ministerialin e Korridorit VIII, një takim rajonal i nivelit të lartë që do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Italia dhe Rumania, si dhe përfaqësues nga vende partnere.Sipas njoftimit zyrtar, ministeriali synon të thellojë bashkëpunimin ndërqeveritar për përshpejtimin e zhvillimit të Korridorit VIII, i konsideruar një projekt me rëndësi të madhe infrastrukturore dhe gjeopolitike për rajonin.Kjo shihet si një arterie strategjike për transportin, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë, duke ndihmuar njëkohësisht integrimin rajonal dhe ndërlidhjen me rrjetet kryesore evropiane.Seanca plenare do të trajtojë temën “Korridori VIII në momentin strategjik të Evropës: Lidhshmëria, qëndrueshmëria përmes lëvizshmërisë ushtarake dhe prosperiteti i përbashkët përmes integrimit”, ku pritet të theksohet roli i...