Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua

Tabaku u shpreh kundër përjashtimit të Salianjit, reagon Berisha: Ai u vetëpërjashtua

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, u shpreh se Partia Demokratike nuk mund të përballojë humbjen e asnjë figure të saj, duke i bërë thirrje ish-deputetit Ervin Salianji të përfshihet në diskutimet e brendshme të partisë. Ndërkohë, nga selia blu, kryetari i PD-së Sali Berisha reagoi për këtë çështje, duke theksuar se Tabaku ka shprehur qëndrimin e saj personal. “Së pari deputetja ka shprehur mendimin e vet, dhe kjo është normale. Së dyti, ai nuk është përjashtuar, por është vetë përjashtuar. Vetë përjashtimi është kur ti shkel në mënyrë flagrante ato çka thotë statuti i partisë tende. Kjo është e vërtetë. Për dijeni nuk ka patur asnjë funksion as në Këshillin Kombëtar, asnjë Kryesi, për ta respektuar pasi doli...