Tabaku: Salianji duhet të jetë pjesë e garës për kryetar, por beteja bëhet në parti dhe jo studio televizive
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, gjatë një takimi me të rinjtë në Shkodër, deklaroi se forca politike ku ajo bën pjesë nuk ka luksin të humbasë asnjë figurë të saj. Në një bashkëbisedim, duke iu përgjigjur pyetjes së një të riu nëse ish-deputeti Ervin Salianji duhet të lejohet të kandidojë përballë kreut aktual Sali Berisha në zgjedhjet e brendshme, Tabaku theksoi se PD nuk duhet të përjashtojë askënd dhe e ftoi Salianjin të marrë pjesë në diskutimet e brendshme të selisë blu. “E kam ndjekur në media diskutimin e zotit Salianji dhe kërkesa ime për të është që betejën ta bëjë në PD, boll ka vuajtur PD këto vite me beteja të bëra në studiot televizive. Nuk ka rëndësi ku jam unë apo Salianji...
Burimi:
gijotina.com