Tabaku: Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

Tabaku: Qeveria i ka braktisur fermerët, prodhimi vendas po zëvendësohet me atë të huaj

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar në lidhje me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale të shportës, duke e lidhur këtë situatë drejtpërdrejt me braktisjen e sektorit të bujqësisë dhe mungesën e politikave mbështetëse për fermerët shqiptarë. Sipas mesazhit me një video-postim në rrjetin social Facebook të deputetes, frutat, perimet dhe produktet e fshatit janë kthyer në një luks për qytetarët, veçanërisht për pensionistët dhe shtresat në nevojë. “Rritja e çmimeve në mënyrë të pakontrolluar i ka kthyer ato në produkte të ndaluara për shumë familje shqiptare”, theksoi ajo, duke ngritur alarmin për ndikimin e drejtpërdrejtë që kjo situatë ka në tryezat e qytetarëve. Deputetja e PD-së argumentoi se shkaku kryesor i kësaj krize është lënia në harresë e bujqësisë, një sektor që...