Tabaku në Yzberisht: Shteti nuk po funksionon për shumicën e familjeve shqiptare
Jorida Tabaku, deputete e Partisë Demokratike, ka vizituar një familje në zonën e Yzberishtit në Tiranë, vetëm pak minuta larg qendrës së kryeqytetit, duke sjellë në vëmendje realitetin e vështirë social dhe ekonomik me të cilin përballen mijëra familje shqiptare. Gjatë vizitës, Tabaku u njoh nga afër me situatën e një familjeje me 8 fëmijë, ku ndihma ekonomike është ndërprerë dhe vetëm një anëtar i familjes është i punësuar. Sipas saj, ky rast nuk është përjashtim, por përfaqëson atë që ajo e cilësoi si “Shqipëria e shumicës”. “Kjo është Shqipëria reale, jo ajo e propagandës, e tenderave dhe e koncesioneve milionëshe. Është Shqipëria e familjeve që jetojnë me vështirësi dhe që nuk mbrohen nga sistemi,” – u shpreh deputetja e PD-së. Tabaku theksoi se ndihma...
Burimi:
gijotina.com