Sytë drejt Vlorës, Vjosa del nga shtrati pranë Urës së Mifolit, në pikën kritike edhe Shushica. Nisin evakuuimet e para

Sytë drejt Vlorës, Vjosa del nga shtrati pranë Urës së Mifolit, në pikën kritike edhe Shushica. Nisin evakuuimet e para

kanan shakaj VLORË- Pas situatave kritike me përmbytjet në Durrës, Gjirokastër dhe Lezhë, tashmë rreziku i radhës po i kanoset Vlorës, me lumin Vjosa që ka dalë nga shtrati pranë Urës së Mifolit. Kryetari i Njësisë Administrative Novoselë, Kanan Shakaj, ka folur për situatën e krijuar nga dalja e lumit Vjosë nga shtrati, duke konfirmuar dëme të konsiderueshme në zonë. Sipas tij, si masë paraprake për garantimin e sigurisë së banorëve, janë evakuuar 13 banesa që janë përfshirë nga uji. Po ashtu, nga përmbytjet janë prekur rreth 40 hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha për fermerët e zones. Shakaj theksoi se strukturat vendore janë në terren dhe po ndjekin situatën nga afër, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, ndërsa u bëri thirrje banorëve të tregojnë...