Suplementet online, kush është kompania që shfrytëzoi imazhin e mjekëve të njohur për të futur në ‘grep’ qytetarët
mashtrimi me suplementet, foto ilustruese TIRANË- Një postim në Facebook, që i atribuohet mjekut Ilir Alimehmeti, endokrinolog dhe këshilltar bashkiak në Tiranë, paralajmëron se “9 nga 10 njerëz janë të infektuar me parazitë”, ndërsa premton një recetë “shtëpiake” që do t’i çlirojë pacientët nga “deri në dy kilogramë krimba brenda natës”. Një klikim mbi postimin e çon lexuesin në një faqe që paraqitet si portali i lajmeve Newsbomb.al, ku publikohet ajo që duket si një intervistë me Alimehmetin. Në tekst, mjeku citohet duke promovuar një preparat të quajtur “Germostop”, i cili pretendohet se pastron trupin nga parazitët dhe zgjidh një sërë problemesh shëndetësore. Në fund të artikullit shfaqet një element interaktiv në formën e një rulete. Duke e rrotulluar atë, përdoruesve u ofrohet një ulje...
Burimi:
zeri.ai