Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

Supergoditje në Ekuador, bie karteli shqiptar i kokainës, 16 të arrestuar

Policia Kombëtare e Kolumbisë ka njoftuar se ka shkatërruar një organizatë kriminale të lidhur me mafian shqiptare që vepronte në provincat e Guayas, Pichincha dhe El Oro. Operacioni rezultoi në 16 arrestime, 26 bastisje dhe sekuestrimin e 7.64 tonë drogë, të cilën autoritetet e vlerësojnë të ketë një vlerë tregu prej 346 milionë dollarësh në Evropë. Hetimi zgjati për më shumë se një vit dhe filloi në tetor 2024, pas një operacioni në sektorin Barbones të provincës El Oro, ku agjentët sekuestruan gjysmë ton substanca të paligjshme dhe arrestuan tre persona. Që nga ajo pikë, policia koordinoi veprimet me Europolin, autoritetet në Holandë dhe Belgjikë, si dhe DEA-n. Hetimet identifikuan lidhje të drejtpërdrejta me shtetas shqiptarë të konsideruar si objektiva prioritarë në operacionet e njëkohshme në Spanjë....