“Super shoferi” i Vorës me cigare, murlan në telefon dhe timonin në mëshirë të fatit
Një qytetar ka ngritur një shqetësim serioz, i cili sipas tij përsëritet shpesh në mjetet e transportit publik në kryeqytet. Në pamjet e mësipërme, shihet shoferi i autobusit të linjës Vorë-Tiranë duke konsumuar duhan brenda në mjet, ndërkohë që luan murlan me telefoni dhe autobusi ndodhet në lëvizje. Veprimet e shoferit përbëjnë shkelje të rënda pasi konsumimi i duhanit në ambiente të mbyllura publike është i ndaluar dhe cenon drejtpërdrejt shëndetin e pasagjerëve, ndërsa përdorimi i telefonit gjatë drejtimit rrezikon jetën e tyre. Por pavarësisht këtyre, shoferi i papërgjegjshëm vazhdon duke luajtur në telefon, ndërkohë që timonin e mban vetëm me bërryla. Qytetari denoncues thekson se sjellje të tilla tregojnë mungesë përgjegjësie dhe respekti ndaj udhëtarëve dhe u bën thirrje institucioneve përkatëse të marrin masa...
Burimi:
gijotina.com