Sulmi nga hakerat e ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Disa informacione ishin fshirë, por infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur
Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas sulmit kibernetik ndaj infrastrukturave kompjuterike nga ‘Homeland Justice’. Në njoftim sqarohet se edhe pse mbrëmjen e djeshme ishte konstatuar mungesa e disa infomacioneve dhe aksesi i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit, infrastruktura kryesore e punës nuk është prekur. Po ashtu Kuvendi sqaron se për këtë situatë është ngritur një skuadër teknike dhe hetimore që po punon për analizimin e plotë të incidentit, identifikimin e burimit të sulmit dhe rikthimin e të dhënave të prekura. Reagimi: Në përgjigje të interesimit të medias, Kuvendi i Shqipërisë informon se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, është konstatuar një akses i paautorizuar në infrastrukturën IT të institucionit. Gjatë verifikimeve është vënë re fshirja e një pjese të informacionit në disa llogari përdoruesish...
Burimi:
top-channel.tv