Sulmet në Izrael/ Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë, si paraqitet situate
Ambasadorja e Shqipërisë në Tel Aviv, Meri Kumbe, deklaroi se situata në 48 orët e fundit në Izrael ka qenë e tensionuar për shkak të sulmeve të shpeshta ajrore që Irani ka kryer si kundërpërgjigje. Në një intervistë për RTSH, Kumbe bëri me dije se deri më tani 12 shqiptarë në Izrael kanë kërkuar asistencën e ambasadës, ndërsa shtoi se në vend jetojnë shumë më tepër shtetas shqiptarë, të cilët janë në gjendje të mirë. “Situata në 48 orët e fundit ka qenë e tensionuar në Izrael, ku ka pasur sulme të shpeshta ajrore kundrejt Izraelit. Sot ka më pak sulme, por ato kanë qenë më të fuqishme. Deri tani ka pasur viktima, por nuk ka qytetarë shqiptarë të prekur, të cilët ndodhen të sigurt...
Burimi:
gijotina.com