Sulmet në Iran/ MEPJ: Ja çfarë duhet të bëjnë shqiptarët që duan të kthehen në atdhe
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka ndarë një njoftim të ri për shqiptarët në Iran, lidhur me situatën me sulmet në Lindjen e Mesme. MEPJ këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që aktualisht janë rezidentë apo vizitorë në Iran dhe planifikojnë të udhëtojnë nga Irani drejt Shqipërisë përmes Turqisë nëpërmjet pikave kufitare tokësore (Iran-Turqi), që të vendosen menjëherë në komunikim me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara. “Komunikimi paraprak me Ambasadën e RSH-së në Ankara është i rëndësisë së veçantë dhe i domosdoshëm për të mundësuar asistencën konsullore dhe koordinimin me autoritetet përkatëse turke, sipas udhëzimeve të këtyre të fundit.”,-theksohet në njoftim. Për nevoja të tilla dhe për çdo informacion shtesë mund të kontaktoni Ambasadën e RSH-së në Ankara, në numrat: +90 (534)...
Burimi:
sot.com.al