Sulmet izraelite në Iran, Ministria e Jashtme i bën thirrje shqiptarëve në Izrael: Tregoni kujdes dhe respektoni udhëzimet e sigurisë
Ministria e Punëve të Jashtme i ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që janë në Izrael të kenë kujdes, pas përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme. Ata u kërkojnë shqiptarëe që janë atje të tregojnë kujdes dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë nga autoritetet vendase. Njoftim për qytetarët shqiptarë në Izrael: Në vijim të situatës së jashtëzakonshme u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që ndodhen në Izrael të tregojnë kujdes të shtuar, të ndjekin me vëmendje njoftimet zyrtare dhe të respektojnë udhëzimet e sigurisë së autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ambasada Shqiptare në Tel Aviv, po ndjekin nga afër zhvillimet. Njoftojmë se Ambasada Shqiptare në Tel Aviv është në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë të ndodhur në Izrael dhe është...
Burimi:
top-channel.tv