Sulmet edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministria e Jashtme mesazh për të gjithë shqiptarët atje: Shmangni daljet e panevojshme

Sulmet edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, Ministria e Jashtme mesazh për të gjithë shqiptarët atje: Shmangni daljet e panevojshme

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e vendit tonë po ndjek me vëmendje situatën në Lindjen e Mesme dhe prej mëngjesit të sotëm është në kontakt me autoritetet e vendeve të rajonit përmes përfaqësive diplomatike shqiptare. MEPJ iu kërkon të gjithë shtetasve shqiptarë në Emiratet e Bashkuara Arabe të jenë të kujdesshëm duke shmangur daljet e panevojshme dhe duke ndjekur udhëzimet e sigurisë nga autoritetet lokale. Hapësira ajrore e Emirateve të Bashkuara Arabe, ashtu si ajo e të gjitha vendeve të Gjirit, është e mbyllur përkohësisht si pjesë e masave për interceptimin e sulmeve. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi është në dispozicion të qytetarëve shqiptarë rezidentë në Emiratet e Bashkuara Arabe për çdo informacion, nevojë apo emergjencë, përmes kontaktit të emergjencës...