Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

Sulmet e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit, Rama: I mbështesim, Garda Revolucionare është organizatë terroriste

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Me anë të një postimi në X, Rama ka deklaruar se Shqipëria e mbështet këtë operacion ushtarak, pasi sipas tij terrorizmi në Lindjen e Mesme duhet që të ndalet. Rama ka theksuar se Shqipëria do të veprojë në përputhje me rrethanat dhe do ta quajnë Gardën Revolucionare si organizatë terroriste. Kryeministri në reagimin e tij, u ka bërë thirrje dhe vendeve të tjera evropiane që të bëjnë të njëjtën gjë. Rama nënvizoi se Shqipëria e ka përjetuar drejtpërdrejt agresionin e regjimit iranian përmes sulmeve kibernetike ndaj institucioneve shtetërore shqiptare. Postimi i Plotë: Është koha e duhur për të prerë litarin dhe për të shkuar direkt në temë. Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike është...