Sulmet e Ramës për gjyqësorin, reagon Shoqata e Prokurorëve: Respektoni pavarësinë e drejtësisë
Shoqata e Prokurorëve ka reaguar në lidhje me sulmet e Edi Ramës kundrejt gjyqtarëve, për çështjen e rritjes së pagave. Mëngjesin e sotëm Edi Rama e cilësoi situatën si tymnajë populiste, ndërsa nuk i kurseu as sulmet drejt gjyqtarëve të Kushtetueses, duke i cilësuar si të korruptuar dhe gjakpirës të sistemit të drejtësisë. Nisur nga këto replika, Shoqata e Prokurorëve ka deklaruar se debatet publike që lidhen me sistemin e drejtësisë duhet të zhvillohen në mënyrë të përgjegjshme, të balancuar dhe me respekt për rolin kushtetues të magjistratëve. Sipas tyre, çdo formë retorike e Ramës, që synon të kthejë opinionin publik kundër magjistratëve nuk i shërben forcimit të shtetit të së drejtës. “Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të zhvillimeve të fundit...
Burimi:
gijotina.com