Sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore? Reagon AKSK: Të pavërteta! Po monitorojmë pandërprerë…

Sulme kibernetike ndaj institucioneve shtetërore? Reagon AKSK: Të pavërteta! Po monitorojmë pandërprerë…

Foto ilustruese TIRANË- Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka mohuar pretendimet për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit. Përmes një postimi në rrjete sociale, AKSK, njofton se nuk është regjistruar asnjë incident kibernetik që të ketë cenuar funksionimin, sigurinë apo integritetin e sistemeve të institucioneve shtetërore, pavarësisht disa informacioneve të pavërteta që kanë qarkulluar ditët e fundit në rrjetet sociale dhe media. Në njoftimin e saj, AKSK thekson se po monitoron në mënyrë të vazhdueshme hapësirën kibernetike, teksa i bën thirrje publikut që të referohet vetëm te burimet zyrtare. Njoftimi: Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se, pavarësisht disa informacioneve të pavërteta të shpërndara ditët e fundit në rrjetet sociale apo media lidhur me pretendime për sulme kibernetike ndaj institucioneve të vendit, nuk ka asnjë incident...