Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u bënë të gjalla të martën në mëngjes. Në një skemë të njohur që fillon me një mesazh mbi paralajmërimet e bëra dhe se po “i afrohemi orës zero”, hakerat pretenduan se kishin sulmuar dhe marrë nën kontroll serverat e Kuvendit të Shqipërisë dhe zotëronin korrespondencën e deputetëve. Mesazhi i parë që përmbante një foto me një listë emailesh dhe hyrjen e një emaili nga domain parlament.al u publikua në orën 11:44 të së martës. “Të gjitha bisedat dhe korrespondenca e anëtarëve të korruptuar të Kuvendit gjatë muajve të fundit janë në duart e Homeland Justice. Ne jemi shumë më afër jush nga sa mendoni”, thuhej...
Burimi:
gijotina.com