Sula merr pjesë në analizën vjetore të Agjencisë Kombëtare të Barnave: Zero tolerancë për medikamentet e skaduara
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula mori pjesë në analizën vjetore të punës së Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, ku u prezantuan rezultatet e vitit të fundit dhe prioritetet për kontrollin e tregut farmaceutik dhe të pajisjeve mjekësore. Sula theksoi rëndësinë që barnat dhe pajisjet mjekësore të jenë të certifikuara dhe të përputhen me standardet ligjore dhe ato të Bashkimit Evropian. Ai vuri theksin tek rreziku që paraqesin barnat kontrabandë, të falsifikuara apo të skaduara, si dhe dhënia e shërbimit nga personel i paautorizuar, duke thënë se këto praktika paraqesin kërcënim për shëndetin publik. Sula tha se kontrolli i rreptë dhe përputhja me standardet evropiane janë të domosdoshme për modernizimin e sistemit të mbikëqyrjes së tregut dhe rritjen e sigurisë për qytetarët. “Ky është...
Burimi:
kohajone.com