“Suel Çelën nuk e njoh”! Lulzim Masha dëshmon në GJKKO për atentatin: E pashë nga pasqyra që mbushi armën dhe…
lulzim masha-vendngjarje TIRANË- GJKKO ka mbajtur sot seancën e radhës për dosjen "Plumbi i Artë", ku është vijuar me dëshminë e biznesmenit Lulzim Mashës, i cili i shpëtoi një atentati në vitin 2022. Masha ka rrëfyer detaje nga atentati në mes të qytetit, i cili deklaron se nuk e lidh ngjarjen me asgjë, pasi nuk ka asnjë konflikt. Momentet e tmerrit për Mashën kanë nisur teksa po shkonte si zakonisht në shkollë. Për fatin e tij të mirë, ai thotë se ka parë nga pasqyra e makinës një djalë që po mbushte armën, i cili ndodhej në trotuar dhe po priste tek një kthesë e fortë ku ulet shpejtësia. Masha rrëfen se atë ditë ndodhej vetëm në makinë, ndonëse zakonisht shoqërohej nga bashkëshortja e tij....