Stuhi e reshie shiu, dalin nga shtrati lumi Ishëm dhe përroi i Glinës, rritet niveli i lumit Vjosa

Stuhi e reshie shiu, dalin nga shtrati lumi Ishëm dhe përroi i Glinës, rritet niveli i lumit Vjosa

permbytjet TIRANË- Reshjet intensive të shiut që vijojnë prej orësh ka rritur rrezikun e përmbytjeve në disa qytete të vendit, ndërsa disa lumenj kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë e toka bujqësore.  Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine. Në Bashkinë e Vaut të Dejës, përroi i Glinës ka dalë nga shtrati. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, përroi është fryrë tej mase dhe ka vërshuar përmes qytetit të Vaut të Dejës, ndërsa janë shkaktuar përmbytje në unazën e qytetit dhe në rrugën kryesore. Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë orëve të fundit kanë bërë që niveli...