Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur, kapen 16 emigrantë të paligjshëm në Korçë, kontrolle në zonë për ‘shefat’
Foto ilustruese KORÇË- Një tjetër rast i kalimit të paligjshëm të emigrantëve është goditur nga Policia Kufitare e Korçës. Mësohet se janë ndaluar mbrëmjen e sotme 16 emigrantë të paligjshëm, të cilët ishin strehuar në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom. Burime bëjnë me dije se gjatë ndëryrjes së policisë, njëri prej emigrantëve kishte ndrydhur këmbën dhe mori ndihmën e parë nga ambulanca që mbërriti në vendngjarje menjëherë pas njoftimit të policisë kufitare. Emigrantët, të moshave dhe nacionaliteteve të ndryshme, po dërgohen drejt Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Korçë për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, në zonë po vijojnë kontrollet për evidentimin e emigrantëve të tjerë të paligjshëm dhe identifikimin e personave që mund t’i ndihmojnë ata./ZËRI
Burimi:
zeri.ai