Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

Prej vitesh, streha e kafshëve endacake e Bashkisë Tiranë është prezantuar si një nga “historitë e suksesit” të administratës lokale: një hapësirë ku qentë e braktisur do të trajtoheshin, vaksinoheshin dhe më pas do të adoptoheshin apo riktheheshin në komunitet sipas standardeve moderne të menaxhimit të kafshëve endacake. Por realiteti që po del në dritë ditët e fundit është shumë larg këtij premtimi. Portalet dhe organizatat e mbrojtjes së kafshëve, si edhe dhjetëra aktivistë dhe kafshëdashës, kanë ngritur një alarm serioz: streha e Bashkisë është kthyer në një burim të përhapjes së lijës së qenve, një sëmundje shumë ngjitëse dhe shpesh fatale për kafshët. Akuzat janë të rënda, por edhe më e rëndë duket heshtja institucionale përballë tyre. Sipas denoncimeve publike, në strehë nuk po...