Stoli për Martinin në shkollën ku u vra, prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Stoli për Martinin në shkollën ku u vra, prindërit përballen me refuzim për përkujtimoren në “Fan Noli”

Ëngjëll dhe Florina Cani, prindërit e Martinit, sot u përballën sërish me zhgënjim, pasi nga drejtoria e shkollës nuk u lejua që stoli që mban pllakën me foton e djalit të tyre, të vendoset në oborrin e shkollës “Fan Noli”, ku 14-vjeçari i ndjerë u shkollua, deri në momentin që jeta e tij u ndërpre në mes nga vrasja. Kërkesa për një stol përkujtimor për Martin Canin në shkollën “Fan Noli” ishte miratuar nga zyra arsimore Tiranë, edhe pse kjo e fundit kish sqaruar se kompetenca për vendosjen e objekteve në ambientet e institucioneve arsimore i përket Këshillit Bashkiak të Tiranës. Kësisoj një tjetër kërkesë u dërguar në Bashkinë e Tiranës, e pas komunikimeve të aktivistëve që janë marrë me këtë cështje që në krye...