“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

“Stolen Line” godet në Tiranë: 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë

Katër automjete luksoze të dyshuara si të vjedhura në Itali, Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë sekuestruar nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”. Sipas njoftimit zyrtar, vlera e mjeteve të sekuestruara arrin rreth 200 mijë euro, ndërsa hetimet kanë çuar në procedimin penal të dy shtetasve dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve, të dyshuar për trafikim të automjeteve luksoze me qëllim shitjen në tregun shqiptar. Nga veprimet hetimore, është proceduar penalisht shtetasi S. C., i dyshuar për trafikimin e një automjeti tip “Jeep”, i cili rezulton i vjedhur në Itali. Po ashtu, është proceduar edhe shtetasi E. Ç., i dyshuar për trafikimin e një “Range Rover”-i të vjedhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë,...