Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
Stoku në gjykata, Sadushi vë alarmin: S’ka gjyqtarë, punohet me 73% të kapacitetit
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka ngritur alarmin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar mungesën e gjyqtarëve dhe rritjen e vazhdueshme të stokut të çështjeve në gjykata, veçanërisht në apel. Në një deklaratë për mediat teksa bëri bilancin e fundvitit, Sadushi u shpreh se sistemi gjyqësor funksionon aktualisht me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij real. “Mungesa e gjyqtarëve është problemi themelor i sistemit të drejtësisë. Aktualisht janë 307 gjyqtarë efektivë në detyrë, përballë 417 të parashikuar nga struktura organizative, çka do të thotë se sistemi funksionon me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij, ose me 110 gjyqtarë më pak. Kjo situatë bëhet edhe më shqetësuese nëse merret parasysh se deri në vitin 2028 nga Shkolla e Magjistraturës parashikohet...