“Sterilizimi”/ GJKKO pranon kërkesën e Beqajt: SPAK t’i komunikojë me shkrim ish-ministrit pse e ndryshoi akuzën

“Sterilizimi”/ GJKKO pranon kërkesën e Beqajt: SPAK t’i komunikojë me shkrim ish-ministrit pse e ndryshoi akuzën

Ilir Beqaj TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Ilir Beqajt dhe i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) që t’i vërë në dispozicion ish-ministrit të Shëndetësisë argumentin e akuzës së re 'në vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal'. Seanca e radhës është caktuar për datën 7 prill. Vendimi i GJKKO-së erdhi pas kërkesës së vetë Beqajt. Ish-ministri i Shëndetësisë u paraqit këtë të martë në seancën gjyqësore lidhur me procesin e njohur si “Sterilizimi”,  ku deklaroi se nuk i është komunikuar ende akuza e re, as me shkrim e as gojarisht.  "Mua ende nuk më është komunikuar akuza e re, as me shkrim, as me gojë. Nëse doni, mund të hapim audion e seancës....