Stani i drogës në Lezhë! 4 vite burg për vëllain e ish-deputetit të PS, 6 për kunatin dhe shokun e tyre
Armando dhe Eduard Ndreca TIRANË-Gjykata e Lezhës ka dënuar me 17 vite e 8 muaj burg, në total, tre persona të marrë të pandehur në lidhje me kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Kashnjeti. Armando Ndreca, vëllai i deputetit të PS, Eduard Ndreca dhe u dënua me katër vite e katër muaj burg. Ndërkohë dy personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari, Elvis Shpellzaj dhe kunati i Ndrecës, Armel Nikdukaj, u dënuan me nga 6 vite e 8 muaj burg secili për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Gjatë operacionit në Kashnjet, u sekuestruan 2973 bimë narkotike, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Gjatë kontrollit...
Burimi:
zeri.ai