Stanet nën ‘pushtetin’ e ujit në Fier, banori: Niveli i ujit arriti në 1 metër

Stanet nën ‘pushtetin’ e ujit në Fier, banori: Niveli i ujit arriti në 1 metër

Reshjet e dendura dhe prurjet shkaktuan përmbytje me pasoja për banorët e fshatit Hasturkas, njësia administrative Libofshë, Fier. Një qytetar, i cili është dhe bari, tregon për Top Channel situatën në toka të përmbytura dhe stanet nën uji. Ai shprehet se niveli i ujit arriti deri në 1 metër, ndërsa shprehu falënderimin për Forcat e Armatosura që e ndihmuan për të shpëtuar delet. “Dolën të gjitha delet. Falënderoj Forcat e Armatosura që më ndihmuan. Situata ishte e keqe. Niveli i ujit shkoi në një metër. Prej dy ditësh është ky nivel uji”, shprehet qytetari. Top Channel