Sportistë nga Europa në kampionatin e Rafting 2026
Më 29 mars 2026, u organizua për herë të 10-të në Shqipëri dhe për herë të 3-të në qytetin e Përmetit, Kampionati Kombëtar i Rafting 2026. Ai u mbajt menjëherë pas përmbylljes me sukses të trajnimeve që Federata Shqiptare e Rafting organizoi për guidat e reja të rafting. Kreu i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, u shpreh se këtë vit risi ishte fakti që në garë morën pjesë jo vetëm sportistë shqiptarë, por edhe nga Europa, duke treguar se sporti i rafting bashkon njerëzit pa dallim gjuhe, feje apo gjinie. Një tjetër risi ishte pjesëmarrja e lartë e vajzave, të cilat këtë vit ishin tri herë më të shumta në numër krahasuar me vitin e kaluar. Sigurisht, Bashkia Përmet është një mikpritëse fantastike dhe...
Burimi:
opinion.al