Spitali i Prrenjasit pa pediatër prej 6 vitesh, rritet kostoja për prindërit
Mungesa e shërbimeve të specializuara në spitalet lokale vijon të jetë një problem serioz për shumë qytete të vendit, duke i detyruar qytetarët të udhëtojnë larg për trajtime të nevojshme. “Mungesa e një mjeku pediatër në spitalin e Prrenjasit vazhdon të sfilisë qytetarët. Prindërit shprehen se për të marrë një mjekim të specializuar duhet të udhëtojnë drejt Elbasanit, Tiranës apo Pogradecit. Në këtë spital nuk ka pediatër prej 5 vitesh,” tregon gazetarja Prindërit ndajnë vështirësitë që hasin çdo ditë: “Sa di unë, prej 5 vitesh mungon. Doktoresha në 2020, kur linda unë çunin, ishte prezente këtu, më pas u transferua në Librazhd. Është e vështirë, sidomos ne që s’i kemi burrat këtu, detyrohemi që nga këtu të ikim ose në Librazhd, ose në Elbasan.” Një...
Burimi:
sot.com.al