Spiropali dhe Vëngu rikthehen në Kuvend, ndryshime tek Komisionet Parlamentare

Spiropali dhe Vëngu rikthehen në Kuvend, ndryshime tek Komisionet Parlamentare

Nesër (e enjte) gjatë seancës plenare në Kuvend, do të ketë ndryshime të anëtarëve të disa Komisioneve Parlamentare. Ish-ministrja e Jashtme Elisa Spiropali do të emërohet në Komisionin e Sigurisë. Pirro Vëngu pritet të emërohet te Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Kujtojmë që Elisa Spiropali u shkarkua si ministre për Europën dhe Punët e Jashtme dhe në vend të saj u emërua Ferit Hoxha. Po ashtu Pirro Vëngu u shkarkua si Ministër i Mbrojtjes dhe vendin e tij e zuri Ermal Nufi.