Spiropali dënon sulmet në Gjirin Persik: “Shqipëria në mbështetje të aleatëve”
Ministrja në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, deklaroi sot se situata në Lindjen e Mesme po hyn në një fazë të rrezikshme përshkallëzimi, me pasoja që shtrihen përtej rajonit dhe prekin sigurinë globale. Sipas saj, në thelb të kësaj krize nuk janë vetëm shtetet dhe strategjitë politike, por njerëzit. “Në Iran, qytetarë të zakonshëm kanë dalë në rrugë për dinjitet dhe liri. Shumë janë vrarë, të tjerë janë burgosur ose zhdukur. Kjo nuk mund të trajtohet thjesht si një zhvillim gjeopolitik, por si përballja e një shoqërie me shtypjen. Gratë dhe vajzat iraniane kanë qenë në vijën e parë të kësaj përballjeje, duke u kthyer në simbol të qëndresës, por edhe viktima të dhunës brutale. Shumë prej tyre kanë sakrifikuar jetën....
Burimi:
kohajone.com