Spanja e kërkonte për drogë, 37-vjeçari me dy identitete arrestohet në Tiranë (EMRI)

Spanja e kërkonte për drogë, 37-vjeçari me dy identitete arrestohet në Tiranë (EMRI)

pamje nga arrestimi TIRAN- Një 37-vjeçar është arrestuar në Tiranë, me qëllim ekstradimin në Spanjë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjergji Ceka alias Gjergj Kola akuzohet nga Gjykata e Malagas për kultivim të bimëve narkotike dhe i ka caktuar masën e arrestit me burg. Tashmë pritet të kryhen procedurat e esktradimit të tij drejt Spanjës.  Njoftimi: Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 76”. Akuzohet nga Gjykata e Malagës, për kultivim të bimëve narkotike, kapet në Tiranë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Spanjë, 37-vjeçari. Në vijim të operacioneve të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në...