SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

SPAK zbarkon në “Green Tower Forever”: Motra e Taulant Ballës aksionere në biznesin e call center-ave

Mbrëmjen e djeshme, një operacion i gjerë i SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pas zbarkimit të forcave hetimore në një nga kullat më luksoze të kryeqytetit, “Green Tower Forever”. Aksioni është zhvilluar nën drejtimin dhe koordinimin e antimafias italiane, duke i dhënë çështjes një peshë të veçantë ndërkombëtare. Sipas burimeve, operacioni është fryt i një investigimi disamujor të programit investigativ italian “Le Iene”, i cili ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar mashtrimesh përmes call center-ave. Për rreth tre muaj, rreth 15 persona të infiltruar kanë arritur të dokumentojnë skemën, duke ia referuar më pas dosjen autoriteteve italiane të antimafias. Pas verifikimeve dhe hetimeve të thelluara, antimafia italiane ka marrë drejtimin e operacionit në territorin shqiptar, në bashkëpunim...