SPAK thërret Reni Ashikun për hetimin e abuzimeve me fondet e IPARD në bujqësi
Reni Ashiku TIRANË- SPAK ka thirrur para 2 ditësh Reni Ashikun, i cili është marrë në pyetje rreth 3 orë për çështjen e abuzimit me fondet e IPARD të Bashkimit Europian. Hetimi i Olaf për shpërndarjen e fondeve të IPARD gjeti se Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural AZHBR kishte abuzuar dhe keqmenaxhuar mbi 33 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së. Ky skandal shtyu Komisionin Europian të ndërpresë financimin për Shqipërinë, pas konstatimit se Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) ka keqshpërndarë fondet e BE-së, duke lejuar kompani të caktuara të veprojnë si "sekserë" për të manipuluar aplikantët për grante. "Aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë e konsulencës të...
Burimi:
zeri.ai