SPAK thërret kunatin e Ahmetajt, hetime në vazhdim?
Enis Hoxha duke dale nga SPAK TIRANE- Ish-nëndrejtori i Hipotekës, Enis Hoxha, u paraqit mesditën e së martës në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ende nuk ka informacion zyrtar mbi arsyen e thirrjes së tij nga SPAK. Hoxha ka lidhje familjare me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, pasi është kunati i tij. Ndërkohë, Ahmetaj përballet me disa çështje të hapura penale, përfshirë dosjen e inceneratorëve dhe atë të privatizimit të fabrikës së miellit. SPAK e ka marrë ish-numrin dy të qeverisë si të pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, duke pretenduar se veprimet e tij i kanë shkaktuar shtetit shqiptar një dëm ekonomik prej rreth 7 miliardë lekësh./ZËRI
Burimi:
zeri.ai