SPAK publikon raportin vjetor: 30 ish- zyrtarë nën hetim, u sekuestruan 45 mln euro
Foto ilustruese TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka publikuar raportin vjetor. Sipas raportit vjetor gjatë vitit 2025 janë hetuar gjithsej 871 procedime penale, nga të cilat 294 janë procedimet të reja, ndërsa rreth 570 janë të mbartura nga viti 2024. Po ashtu, janë sekuestruar 45.5 milion euro, ndër to edhe kriptomonedha, të krimit të organizuar. "Gjatë vitit 2025, vlera totale e aseteve të sekuestruara dhe konfiskuara është më e ulët krahasuar me vitin paraardhës, duke zbritur nga rreth 65 milionë euro, në rreth 45.4 milionë euro. Nga totali i pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara për vitin 2025, vlera e pasurive të sekuestruara për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar është rreth 42.4 milionë euro, ndërkohë që vlera e...
Burimi:
zeri.ai