Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
SPAK përfundon kontrollet në banesat dhe zyrat e 34 zyrtarëve dhe biznesmenëve të përfshirë në dosjen “Balluku”
Mbyllen 34 kontrollet e urdhëruara nga SPAK për dosjen e zv.kryeministres Belinda Balluku, shumica e te cilëve janë staf i ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. Anila Hoxha bën me dije se në vendimin e gjyqtarin Erjon Çela do të procesohen në ditët në vijim edhe 20 kontrolle të tjera, ndaj biznesmenëve dhe punonjësve të institucioneve. Kontrolle janë ushtruar në dy kompani ndërtimi dhe shumë punonjës të Autoritetit të Rrugëve dhe Korporatën Elektroenergjitike. Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që fitojnë pranë këtyre dy kompanive shtetërore. Ndërkohë mësohet se aksioni i kontrollit është kryer nga vetëm agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit duke mos lejuar asnjë punonjës të policisë së shtetit, të paktën në tre kontrolle që janë zhvilluar në zonën që është...