SPAK operacion në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen disa urdhër-arreste

SPAK operacion në Vlorë, zbardhet një vrasje dhe lëshohen disa urdhër-arreste

Me urdhër të SPAK, forcat RENEA, FNSH dhe BKH zbarkuan prej orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës, pas zbardhjes së 2 vrasjeve dhe disa episodeve të trafikut të drogës. Kontrollet nisën prej orës 04:00 të mëngjesit dhe zgjatën gati 6 orë, ku mësohet se agjentët e BKH-së mësynë në bazën e të fortit të Vlorës, I. Hajrulla. Bëhet e ditur se gjatë operacionit është zbuluar aktiviteti i një grupi të strukturuar kriminal, ndërsa është arritur edhe zbardhja e një vrasjeje të ndodhur më parë. Në kuadër të hetimeve, autoritetet kanë lëshuar urdhër-arrest edhe për F. Plakun, i cili ndodhet aktualisht në burg dhe masa i është komunikuar në qeli. Plaku u arrestua në gusht të vitit të kaluar si i dyshuar për...