SPAK me agjentë të infiltruar/ Plan për njësi operative në BKH dhe infiltrime dhe më shumë pavarësi në hetime
Një forcë operacionale brenda Byrosë Kombëtare të Hetimit e cila do të jetë e aftë të vëzhgojë dhe të inflitrohet në hetime ‘undercover’. Ky është plani i SPAK për të fuqizuar hetuesit e BKH , që siç pranohet zyrtarisht ka si synim pavarësi të plotë nga Policia e Shtetit, tek e cila vazhdojnë të mbështeten nga krijimi. Ky detaj vihet re në raportimin vjetor të SPAK, kurse propozimet vijnë jo shume larg nga koha kur SPAK është ankuar për dekonspirim dhe tradhti kur aksionet i kanë dështuar. ’Ngritja e një njësie të tillë brenda strukturës do të kufizojë maksimalisht edhe mundësinë e rrjedhjes së informacioneve gjatë veprimeve hetimore si dhe do të zhvillojë një dimension tjetër të kapaciteteve hetimore” deklaron prokuroria e posaçme. Nga hapja e...
Burimi:
top-channel.tv