SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, dërgon për gjykim 3 ukrainasit

SPAK mbyll hetimet për grupin kriminal, dërgon për gjykim 3 ukrainasit

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në GJKKO procedimin penal nr. 18/1 të vitit 2025 ndaj tre shtetasve ukrainas të akuzuar për trafikim dhe shfrytëzim personash në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Të pandehurit janë Nazar Khamuilo, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”; Mark Petrenko, gjithashtu me masë “arrest në burg”; si dhe Karol Oskiera, për të cilin është caktuar masa “arrest në burg”, por e paekzekutuar. Ata akuzohen për veprat penale të “trafikimit të personave të rritur”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kryerjes së veprave penale nga organizata kriminale”. Ndërkohë, prokurorët e posaçëm kanë kërkuar pushimin e akuzës për tre shtetas të tjerë të përfshirë në këtë procedim: Oleh Kulsha, Marianna Syzareva dhe Oleksander Tavorskyi....