SPAK mbyll hetimet për çështjen Ahmetaj, merret i pandehur për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie
Prokuroria e Posaçme SPAK ka mbyllur hetimet për çështjen Ahmetaj. Ish zv.kryeministri merret i pandehur për tre vepra penale: korrupsion pasiv pastrim parash dhe fshehje e pasurisë. Ndërkohë akuzë zyrtare u ka komunikuar edhe bashkëjetueses së tij Erjola Hoxha dhe ish-bashkëshortes Albina Mançka. Ish-funksionari, prej verës së 2023 është në kërkim nga drejtësia. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv