SPAK mban në “sirtar” prej 5 vitesh dosjen e aferave të pronave me ushtrinë, denoncuesi Artur Meçollari i kërkon…

SPAK mban në “sirtar” prej 5 vitesh dosjen e aferave të pronave me ushtrinë, denoncuesi Artur Meçollari i kërkon…

Në një kohë kur drejtësia shqiptare pretendon standarde europiane dhe efikasitet në luftën kundër korrupsionit, sipas kolonelit Artur Meçollari realiteti në terren duket krejt ndryshe. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) bëri me dije së fundmi në rrjetet sociale se çështjet më komplekse mund të zgjasin përtej afatit prej 6 muajsh, deri në 2 vite. SPAK shprehet se për të përfunduar këto procedime, angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, duke garantuar kështu një trajtim më të specializuar dhe të thelluar të rasteve. “Çështjet komplekse zgjaten përtej afatit prej 6 muajsh deri në 2 vjet. Për t’i përfunduar këto çështje angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues”, shkruan SPAK. Por faktet sipas Meçollarit tregojnë një tjetër histori. Hajde merre...