SPAK kërkon ta arrestojë, Rama nuk e “lëshon” Ballukun: Nuk i futemi asaj valleje sa herë ka një akuzë
Kryeministri Edi Rama ka folur në mbledhjen e Grupit të PS për Belinda Ballukun, ku ka ripërsëritur se zëvendës kryeministrja e ka dhënë 3 herë dorëheqjen por se është refuzuar prej tij. Teksa vijonte avokaturën, Rama tha se ndaj Ballukut nuk është ngritur akuzë për korrupsion por për shkelje të barazisë në tendera. Ashtu siç edhe pritej duke parë sa me zell e mbron edhe pas akuzave të shumta të SPAK, Rama tha se për të dhënë një mendim në lidhje me imunitetin e saj, do të duhet që fillimisht të përballet me dy raportet e dala nga Këshilli i Mandateve. “Nuk do t’i shmangem sot këtu temës që lidhet me Belinda Ballukun, por nuk do të merrem me procesin që ka nisur në Parlament,...
Burimi:
gijotina.com