SPAK kërkon kalimin për gjykim të “Metës”! Tensione në seancë, Kryemadhi: “Big Brother” në version…Cakrani: Akuza të paqarta

SPAK kërkon kalimin për gjykim të “Metës”! Tensione në seancë, Kryemadhi: “Big Brother” në version…Cakrani: Akuza të paqarta

  monika kryemadhi-kujtim cakrani TIRANË- SPAK ka mbyllur sot parashtrimet në gjyqin paraprak ndaj ish-presidentit Ilir Meta, Monika Kryemadhit dhe 3 të pandehurve të tjerë të dosjes. Mësohet se në procesin me dyer të mbyllura, prokurori i çështjes Sotir Kllapi, i kërkoi gjykatës paraprake të kalojë në gjykim themeli dosjen me 5 të akuzuar, ndaj të cilëve janë rëndojnë akuzat e korrupsionit të pastrimit të parave.  Burime bëjnë me dije se gjatë seancës ka pasur përplasje verbale dhe debate të ashpra mes palës mbrojtëse dhe prokurorëve të posaçëm, ndërsa mësohet se në gjyq ka folur edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ndërkohë, pas përfundimit të procesit, avokati i Metës, Kujtim Çakrani, komentoi për mediat se përplasjet kryesore kishin të bënin me mënyrën sesi prokuroria ka paraqitur akuzat, të...